Raporti i MASHT-it që flet zi e terr për universitetet e hapura nga Thaçi

Kosova

Raporti i MASHT-it që flet zi e terr për universitetet e hapura nga Thaçi

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 11:44
MASHT

Një raport i Ministrisë së Arsimit i dërguar në Qeveri nxjerr veç të dhëna negative për universitete e hapura në kohën kur Kryeministër ishte Hashim Thaçi.

Ky raport ishte paralajmëruar se do të botohej në janar të këtij viti, por u shty pasi Kryeministrit dhe Presidentit refuzuan të çojnë përpara idenë e mbylljes së tyre.

Por, Ramush Haradinaj kishte  dalë kundër idesë së Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i cili po paralajmëron degradimin e universiteteve publike dhe lënien e vetëm dy universiteteve publike në tërë Kosovën e jo shtatë sa janë tash.

Por, Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se as që bëhet fjalë për mbyllje të universiteteve. Ka thënë se çdo deklarim që bëhet ka për qëllim ngritjen e cilësisë por assesi mbylljen e universiteteve.

“Ka pasë shumë deklarime rreth këtyre universiteteve. Unë ju siguroj se të gjitha universitete publike në Kosovë të ardhmen e kanë të garantuar.  Nuk është fare në pikëpyetje ekzistenca e tyre”, ka thënë Haradinaj. 

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi kishte paralajmëruar zvogëlimin në dy universitete publike nga shtatë sa janë aktualisht. 

Në anën tjetër, Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka formuar një grup punues i cili pritet të dalë me një rekomandim javëve në vazhdim. Por, Shefi i MASHT’it ka thënë se në Kosovë do të mbesin vetëm dy universitete publike në Kosovë.

"Këto universitete mund të jenë dy universitete në tërë Kosovën, të tjerat si kampuse apo degë të universiteteve por gjithmonë duke i rishikuar programet aktuale që ekzistojnë, nuk do të ketë asnjë ndërprerje të programit të studentëve aktualë”, kishte thënë Bytyqi.

Aktualisht, në Kosovë janë shtatë universitete publike dhe funksionojnë bazuar në vendimet e marra viteve të kaluara nga Qeveria e Hashim Thaçit dhe ajo e Isa Mustafës. Prishtina, Peja, Gjilani, Ferizaj, Prizreni, Gjakova e Mitrovica janë qytete universitare në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat