Interesim shumë i madh për gardianë të burgjeve

Kosova

Interesim shumë i madh për gardianë të burgjeve

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 13:29
Interesim shumë i madh për gardianë të burgjeve

Persona të shumtë po presin në radhë për të hyrë në test për t’u bërë gardianë të burgjeve të Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka hapur më 8 tetor konkurs për 60 gardianë për Burgun e Gjilanit dhe 60 për Burgun e Sigurisë së Lartë.

Media mëson se rreth 1.500 persona janë duke iu nënshtruar testit me shkrim për pozitën e gardianëve.

Testi po mbahet në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat