Reçica: Do të reformohet sistemi pensional

Kosova

Reçica: Do të reformohet sistemi pensional

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:46
Skënder Reçica

(E plotësuar) - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të ndërmarrë hapat për reformimin e plotë të sistemit pensional dhe ky sistem do të ndërtohet në bazë të standardeve ndërkombëtare.

Kështu bëri të ditur, ministri, Skender Reçica gjatë një konference për media, ku prezantoi një koncept dokument i cili  rregullon fushën e menaxhimit të pensioneve dhe beneficioneve.

Ai tha se  kjo është një ndër reformat më të mëdha që ka ndërmarrë ndonjë herë Qeveria e Kosovë, sipas tij, kjo çështje është heshtur, mirëpo tash po merr vulën e mbështetjes.

Reçica theksoi  se sistemi i ri do të përbehet nga katër shtylla dhe me krijimin e kësaj reforme sociale, sipas tij do të krijohet një bazë e mirë e menaxhimit  të mirëfilltë të sistemit pensional dhe të kërkesave të gjithë qytetarëve.

Reçica: Këto janë katër shtyllat që janë bazë e reformimit pensional

“Do të jetë shtylla zero si risi, e cila përfshin këto pensione, pensionin e pleqërisë apo pensionin social siç po e quajmë për gjithë personat mbi moshën 65 vjeçare, pensionin kontributiv të viteve 99, pensionin familjar para viteve 99, pensionin invalidor para vitit 99, pensionin për aftësinë e kufizuar, pensionin e kategorive të dala nga lufta, pensionin e TMK-së, dhe kompensimin për lehonat e papuna, apo mbrojtja prindërore siç po e quajmë. Shtylla e parë do të financohet nga fondi për sigurime sociale, përqindja ose norma e pagesës së kontributeve për sigurime sociale. Nga kjo shtyllë do të finacoheshin, Pensioni i moshës, pensioni invalidor i punës, pensioni familjar, pensioni i parakohshëm, mbrojtja prindërore, mbrojtja nga papunësia dhe mbrojtja për fëmijë. Shtylla e dytë e sistemit të ri pensional do të jetë fondi i kursimeve, apo  Trusti siç e quajmë dhe shtylla e tretë sigurimet ose përfitimet vullnetare”, tha Reçica.

Risi në këtë konceptdokument për reformim të sistemit pensional, siç thotë  ministri është se do t’i njihet stazhi i punës gjithë atyre që kanë punuar gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Reçica: Do të njihet stazhi i punës atyre që janë larguar nga puna në vitet 90-99

“Risi që do të jetë në kuadër të kësaj për reformë në sistemin pensional është që kemi trajtuar me shumë kujdes kërkesat e qytetarëve  tanë të larguar  dhunshëm nga puna në vitet 90-99… kjo do të jetë një lehtësi për ne, por dhe pë ata që mos të njihen të diskriminuar ose nënçmuar”,  shtoi ai

Ministri Reçica shtoi se sistemi aktual pensional nuk është një sistem i mirëfilltë, sipas tij ai është ndërtuar duke krijuar skema pensionale ad- hoc, dhe gjithë skemat pensionale aktualisht janë të rregulluar me tetë ligje, siç thotë ai shpesh bien ndesh mes veti.

Për këtë koncept dokument do të ketë konsultime publike që fillojnë nga sot e  deri më 3 dhjetor 2018.

Reçica: Të krijohet sistem i ri pensional

Kosova pritet të ketë sistem të ri pensional në mënyrë që vendi të orientohet nga politikat sociale.

Kështu bëri të ditur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica gjatë një konference për media.

Ai theksoi se bazuar në marrëveshjen e MSA-së, vendi duhet të krijojë një sistem pensional të ri, sipas tij ky aktuali nuk është i mirëfilltë.

“Nga sot do ta lëshojmë në konsultime publike një koncept dokument që rregullon fushën e pensioneve dhe beneficioneve në Kosovë. Është një angazhim i ministrisë, ky koncept dokument do të rregullojë disa fusha pensionale”, tha ministri Reçica.

Ai shtoi se kjo është reforma më e madhe që ka ndërmarrë qeveria dhe se do të jetë një projektligj unik që përbëhet nga katër shtylla.

“Sistemi i ri pensional do të përbëhet nga pensioni i pleqërisë, i atyre që kanë kontribuar gjatë viteve ‘99, pensionin familjar para viteve ‘99, pensionin invalidor para vitit ‘99 , pensioni për aftësi të kufizuara, pensioni i kategorive të dala nga lufta, pensioni TMK”, u shpreh ai, duke shtuar se koncept-dokument do të jetë i hapur për diskutim deri më 3 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat