Qëndroni mban premtimin, fillon shpërndarjen e kifleve për nxënësit

Kosova

Qëndroni mban premtimin, fillon shpërndarjen e kifleve për nxënësit

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 15:56
Qëndron Kastrati fillon shpërndarjen e kifleve për nxënësit

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati ka mbajtur premtimin që e ka dhënë gjatë fushatës.

Ai sot ka filluar shpërndarjen e kifleve dhe qumështit për nxënësit e ciktlir të ultë.

Bashkë me Kastratin në shpërndarje të kifleve ka qenë edhe kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti i cili këtë praktikë e kishte filluar mandatin e parë të tij.

Postimi i Qëndron Kastratit:

Shkolla dhe nxënësit- buzëqeshje dhe shpresë

Sot po e përmbushim edhe një premtim: kifle dhe qumësht për shkollarët e ciklit të ulët. Shujtën po fillojmë ta shërbejmë sot, por besoj fort se ajo nuk do të ndërpritet as pas fundit të këtij mandati!

Gjatë vizitës së sotme bëra shumë shokë. Të gjithë të qeshur sepse vetëm me qejf mësohet. Jam frymëzuar pa masë prej atyre që po i hyjnë shkollës për t’iu hapur botës. Shkolla është vendi ku e shohim aktualitetin e së ardhmes.  Ushqimi, ngrohja e veshmbathja janë kushtet minimale për një proces normal mësimor. Do të bëjmë gjithçka që shkollarët tanë përgjatë kohës së mësimit ta kenë mendjen vetëm aty.

Arsimi është fusha me prioritetin më të lartë në Kamenicë. Reforma që po ndërmarrim është gjithpërfshirëse. Ajo ia kushton vëmendjen kryesore nxënësit, riorganizon shkollën gjeografikisht, dhe lufton klientelizmin në rekrutim të stafit për ta përmirësuar mësimnxënien.

Nëse do t’ia bëja vetë bilancin punës time, suksesin në Kamenicë do ta kisha matur pikërisht me suksesin në fushën e arsimit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat