Shkolla e Turjakës bëhet me kamera të sigurisë

Kosova

Shkolla e Turjakës bëhet me kamera të sigurisë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 16:46
Shkolla e Turjakës bëhet me kamera të sigurisë

Komuniteti i bizneseve nga fshati Turjakë i Malishevës, e ka pajisur me kamera të sigurisë shkollën e fshatit, me qëllim të krijimit të sigurisë më të madhe për nxënësit.

Drejtori i SHFMU “Fehmi Agani”, Agron Zogaj, i ka falënderuar të gjitha bizneset e fshatit të Turjakë, të cilët i kanë dhënë mjetet për sigurimin dhe vendosjen e kamerave në objektin e shkollës, me qëllim të krijimit të sigurisë më të madhe në shkollë.

Sipas Zogajt, projekti për vendosjen e kamerave, është bërë nga shkolla, ndërsa komuniteti i biznesit në Turjakë dhe realizimin e këtij projekti e ka quajtur shembull të mirë të bashkëpunimit mes komunitetit të biznesit dhe shkollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat