Në Obiliq themelohet mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje

Kosova

Në Obiliq themelohet mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 09:02
Ilustrim

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë dhe komuna e Obiliqit sot me fillim nga ora 10:00 lansojnë mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje.

OSBE do të lehtësojë nënshkrimin formal të memorandumit të mirëkuptimi ndërmjet komunës së Obiliqit, përfaqësuesve të gjyqësorit, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe strehimores për viktimat e dhunës në familje, për themelimin e Mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje në këtë komunë.

Ky organ do të shërbejë për të koordinuara më mirë veprimet e këtyre institucioneve në reagimin e tyre ndaj dhunës në familje. Koordinatori i mekanizmit do të zgjidhet gjatë ngjarjes, ndërsa pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe për funksionet dhe aktivitetet fillestare të mekanizmit.

Duke vepruar sipas kërkesës së koordinatorit të Kosovës kundër dhunës në familje, Misioni i OSBE-së deri më tani ka mbështetur krijimin e këtyre mekanizmave në Prishtinë, Ferizaj dhe Lipjan, dhe ka ndihmuar në rimëkëmbjen e atij në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat