Jashari tregon punimet e bëra në rrugët e fshatrave të Skenderajt

Kosova

Jashari tregon punimet e bëra në rrugët e fshatrave të Skenderajt

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 14:24
Rruga e ndertuar

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka thënë se kanë rehabilituar më shumë se një mijë e 500 metra rrugë nëpër fshatra.

“Me rehabilitimin e rrugëve duke shtruar zhavorr në rrugët brenda fshatrave Krasmirofc, Kozhicë e Çirez, ku deri sot është qarkulluar me shumë vështirësi, po ua kthejmë banorëve të fshatrave rrezë Qiqavicës dinjitetin e nëpërkëmbur. Janë më shumë së 1,500 metra pjesë të rrugëve të rehabilituara në këto fshatra, brenda një jave, që mundësojnë qarkullim të lehtë të banorëve. Kam premtuar se do të intervenojmë në çdo cep të territorit të komunës sonë, për t'i bërë të kalueshme rrugët e fshatrave. Tani është radha e fshatrave tjera”, ka shkruar ai, duke bashkëngjitur edhe fotografi nga këto punime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat