Nga e enjtja gjoba mandatore për hedhjen e mbeturinave

Kosova

Nga e enjtja gjoba mandatore për hedhjen e mbeturinave

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 16:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur se nga dita e enjte do të fillojnë me gjoba mandatorë për të gjithë ata që hedhin mbeturina në vendet jo adekuate.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha sot gjatë një vizite në fshatin Polluzhë hedhja e mbeturinave në vende jo adekuate duhet të ndalohet.

“Veprimeve të tilla skandaloze duhet t'u themi mjaft. Hedhja e mbeturinave në natyrë, për më tepër, tek një lokacion i shenjtë siç është varri i dëshmorit Afrim Bajraktari në Polluzhë, është akt i ulët që s'bën të ndodhë. Nga e enjtja do të fillojnë gjobat mandatore për ata që hedhin mbeturina në vende jo-adekuate dhe ne si Komunë jemi të përkushtuar që t'i shkojmë deri në fund kësaj pune”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat