Specializantët ankohen se nuk janë paguar

Kosova

Specializantët ankohen se nuk janë paguar

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 14:35
Specializantët me ministrin Ismaili

Specializantët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk janë paguar për muajin tetor, ndërsa që nga muaji gusht kanë pasur probleme me pagesat e kujdestarive.

Kallxo mëson se 250 mjekë specializantë edhe pse e kanë kryer punën e tyre nuk janë paguar prandaj ata kanë reaguar duke ju drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë  e pranon se nuk janë ekzekutuar pagesat por sipas tyre kjo ka ndodhur për shkaqe teknike.

“Pagesat për kujdestari te specializanteve për muajin gusht (te proceduara për MF me date 17.10.2018) shtator (te procedurara për MeF 05.11.2018) konform vendimeve respektive te ministrit, jane proceduar nga ana e zyrtarëve përgjegjës të Ministrisë së Shëndetësisë, mirëpo procesimi i pagesave ka pasur disa telashe teknike në  Ministrinë e Financave” thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas tyre këto telashe teknike tashmë janë proces të zgjidhjes dhe pagesat do të dalin sipas obligimeve.

Ndërsa sipas Ministrisë pagat për muajin tetor janë akoma në procedurë në dhe së shpejti do të paguhen edhe ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat