Komuna e Vitisë bëhet së shpejti me Plan Emergjent

Kosova

Komuna e Vitisë bëhet së shpejti me Plan Emergjent

Nga: Aziz Zuka Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 15:24
Pamje nga takimi në Viti

Sot është mbajtë takimi i parë i grupit drejtues dhe punues për hartimin e Planit Emergjent për Komunën e Vitisë

 Në Viti sot, janë bërë bashkë përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, në krye me Kryetarin e kësaj Komune Sokol Haliti, dhe përfaqësues të Policës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave, Kryqit të Kuq, të bizneseve, shoqërisë civile dhe të tjerë dhe atë për të hartuar së bashku Planin Emergjent për Komunën e Vitisë.

Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti, kërkoj nga të gjithë që të punojnë me përkushtim në hartimin e këtij plani pasi që sipas tij ai është shumë i rëndësishëm në koordinimin e të gjitha mekanizmave për të vepruar në mënyrë të drejtë në rast të ndonjë rasti emergjent. Në këtë takim u vendos që  udhëheqës i grupit drejtues  të jetë  Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë kurse grupin  punues do ta udhëheq zyrtari komunal Naser Haziri.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat