Asfaltohet rruga Dremjak-Nerodime

Kosova

Asfaltohet rruga Dremjak-Nerodime

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 18:25
Asfaltohet rruga Dremjak-Nerodime

Projekti për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Qytetit që përfshin lidhjen e fshatrave Prelez i Jerlive- Kosinë- Llojza-Dremjak-Nerodime-Manastirc-Zaskok-Greme dhe Topojan po merr formë përfundimtare dita-ditës.

Sot, u zhvilluan punime për asfaltimin e segmentit rrugor Dremjak-Nerodime, segment ky i rëndësishëm për qarkullimin ndër rural dhe shkurtimin e distancës e kohës për qasje në këto fshatra.

Kryetari  i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, tha se një projekt i tillë shton vlerën ekonomike të kësaj zone dhe hap perspektivën e agro-turizmit, duke mundësuar kushtin elementar për realizimin e saj.

Ndërsa, drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, tha se po punohet intensivisht në përfundimin e projektit.

“Jemi këtu në segmentin në mes të fshatit Dremjak dhe Nerodime ku sot po bëhet asfaltimi i shtresës së parë të asfaltit në gjatësi rreth 1 kilometër. Tashmë, ne gjatë këtij viti kemi asfaltuar rreth 2.5 kilometër të kësaj rruge, na mbetet edhe shumë punë për të bërë, në draft buxhetin e vitit të ardhshëm për këtë projekti, Ministria e Infrastrukturës ka ndarë shumën rreth 700,000 euro, mirëpo ne nuk jemi të kënaqur dhe për këtë arsye i jemi drejtuar edhe Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa që të rritet vlera e buxhetit për vitin e ardhshëm për këtë projekt, pasi që është një projekt me rëndësi të veçantë për banorët e kësaj zone”, tha ai.

Kostoja e këtij projekti është afër 3 milionë euro, ndërsa gjatësia e rrugëve është mbi 31 kilometër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat