Drita Hajdari: Elez Blakaj nuk ishte ‘tuc’, por një prokuror që e ka dashtë punën

Kosova

Drita Hajdari: Elez Blakaj nuk ishte ‘tuc’, por një prokuror që e ka dashtë punën

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 21:25
Drita Hajdari

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’  e ftuar është prokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari.

Hajdari në këtë emision përveç se ka treguar për vendimin e saj rreth hapjes së hetimit  për rastin e dhunimit të Vasfije Krasniqit Goodman nga forcat serbe gjatë luftës, ajo ka folur edhe për ish-kolegun e saj, Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje në gusht të këtij viti.

Ajo tha se Blakaj ishte një punëtor shumë i përkushtuar në Prokurorinë Speciale dhe se nuk ishte “tuc” siç e quanin të tjerët.

“Unë kam thënë që ai as nuk është hero as tuc, ai ka qenë një prokuror në të cilin sistemi prokurorial ka mujtë me llogarit, me dhënë një kontribut të konsiderueshëm, një kontribut të madh në sistemin prokurorial, sepse ka qenë punëtor dhe nuk e ka kursy veten. Me sinqeritetin më të madh them se kurrë në asnjë moment s’duhet vlerësuar tuc nëse mendoni se mund të klasifikohet si tuc nga fakti që është largu…”, tha Hajdari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat