Bytyqi premton një sallë sportive për shkollën e Arllatit

Kosova

Bytyqi premton një sallë sportive për shkollën e Arllatit

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 12:55
Shyqyri Bytyqi

Pas vizitës që bëri shkollës fillore “Mehdi e Sylejman Bytyqi”, ministri i Arsmit, Shyqyri Bytqyi ka vazhduar aktivitetin e tij, duke shkuar tek shkolla tjetër fillore, “Abedin Bujupi”, në fshatin Arllat të komunës së Drenasit.

Bytyqi pas takimit që pati me drejtoreshën e shkollës dhe mësimdhënësit, u shpreh i kënaqur.

Bytyqi: Niveli arsimor këtu të ketë ngritje të cilësisë

“Morëm shumë kërkesa dhe shumë informacione, po ashtu ne u zotuam së bashku që të gjitha obligimet që i kemi t’i realizojmë bashkë në mënyrë që dhe sistemi arsimor në këtë shkollë të ketë një ngritje të cilësisë”, tha Bytyqi.

 Ministri shtoi se është kënaqësi kur sheh një angazhim të mësimdhënësve në ngritje të arsimit në vend.

Sipas tij, Ministria qe ai drejton do të bëjë çmos që këtë të arrijë në gjitha shkollat në vend.

Ministri me këtë rast i njoftoi drejtuesit e shkollës se shumë shpejt do t’i bashkëngjitet dhe një sallë e sportit.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Tafil Halili, theksoi nevojat që këto shkolla kanë duke thënë se munfon kabineti i informatikës dhe salla sportive.

Halili: Kjo shkollë do të ketë investime

“Vizita e ministrit e pati vlerën e vet, për arsye se ishte një motivim më i madh për mësimdhënësit për një  punë më të suksesshme, një punë më të mire në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Unë e falënderoj ministrin edhe për investimet që është duke i bërë. Kryesisht në këtë shkolle kemi investim në palestrën sportive, po ashtu na premtojnë një kabinet të informatikës për të cilën jemi mirënjohës shumë”, tha Halili.

 Ndërsa, drejtoresha e shkollës, Sahadete Nishohi-Bytyqi tha se ndjehet e kënaqur me vizitat e tilla, pasi që sipas saj këto i motivojnë më shumë për punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat