Lladrovci i lumtur para ndeshjes në mesin e futbollistëve tanë në Maltë

Kosova

Lladrovci i lumtur para ndeshjes në mesin e futbollistëve tanë në Maltë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 15:12
Ramiz Lladrovci ka udhëtuar së bashku me futbollistët e përfaqësueses së Kosovës në Maltë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka udhëtuar së bashku me futbollistët e përfaqësueses së Kosovës në Maltë, ku do të luhet ndeshje e rëndësishme për grupin kualifikues.

Ja postimi i kryetarit Lladrovci në rrjetin social:

“Malta, ky vend në udhëkryqin mesdhetar, mik i shtetit dhe të arriturave tona, nga dje është mikpritës i djemve të përfaqësueses tonë të futbollit.

Djemt tanë, kanë motiv dhe gatishmëri ta sjellin fitoren për futbolldashësit tanë. Më shumë se kaq, janë të zotuar që ta ngrisin lartë emrin e Kosovës në vendin e merituar, në krye të grupit të Ligës së shteteve.

Te secili futbollist yni, rreh zemra e garuesit të zjarrtë, vlon shpirti i luftëtarit fer dhe dinjitoz, për lojë cilësore për ta arritur kualifikimin tonë të merituar.

Unë, ndjehem i lumtur në mesin e shqiponjave tona, futbollistëve tanë që shkëlqejnë në terrenet tona por edhe të Evropës, duke u ndjerë krenar me shtetin dhe përgjegjësinë që u është besuar.

Përpara për fitore!”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat