Grupi i Grave të Vitisë takon familjarë të familjeve të dëshmorve të kësaj komune

Kosova

Grupi i Grave të Vitisë takon familjarë të familjeve të dëshmorve të kësaj komune

Nga: Aziz Zuka Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:26
Pamje nga takimi me familjarë të familjeve të dëshmorëve

Në Viti, sot me përkrahjen e institucioneve komunale të Vitisë, Grupi i Grave të Vitisë ka mbajtur një takim falënderues me familjarë të dëshmorëve.

Në fjalën përshëndetëse, nënkryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, tha se kjo është më e pakta që mund të bënë institucionet komunale për kontributin e familjarëve të tyre të dhënë gjatë luftës.

“Përmes këtij takimi ne dëshirojmë të shprehim një falënderim të veçantë për kontributin e dhënë të familjarëve tuaj për lirinë e vendit. Ta dini se ne gjithmonë ju jemi mirënjohës atyre, por edhe juve familjarëve të dëshmorëve për atë se çka keni bërë për popullin shqiptar”, u shpreh zv. Kryetari Aliu.

E Qemajl Rexhepi -Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, falënderoi Grupin e Grave dhe institucionet komunale për iniciativën dhe u shpreh se ky aktivitet ka një domethënie të madhe në veçanti për vlerësimin që po ju bëhet familjarëve të çlirimtarëve të vendit.

E Valbona Haziri -Kryetare e Grupit të Grave të Vitisë falënderoi institucionet për përkrahjen dhe familjaret e dëshmorëve që ju janë përgjigjur kësaj ftese e cila sipas saj është organizuar në muajin nëntor që tek historia e popullit shqiptar ka një domethënie të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat