Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e tre viktimave, që vdiqën sonte në aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se bashkëndjen dhimbjen me familjet e tyre.
“Ngushllime familjeve të 3 personave të vdekur sot në aksident komunikacioni ,që sua mësuam nga asnjë media emrin dhe as prej nga vijnë. Sonte bashkëndjej dhimbjen me familjet e tyre”, ka shkruar deputeti Avdyli./BS