Pesë zyrtarë të Policisë suspendohen pas publikimit të videos

Kosova

Pesë zyrtarë të Policisë suspendohen pas publikimit të videos

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 00:39
Ilustrim

Pesë zyrtarë të Policisë janë suspenduar nga Inspektorati Policor pak orë pasi u publikua një video në të cilën shiheshin zyrtarë të Policisë së Kosovës duke ofenduar një person për shkak të orientimit të tij seksual.

Një video e cila kishte arritur në adresë të Kallxo, tregonte për mënyrën e trajtimit nga ana e disa zyrtarëve të Policisë së Kosovës me një person i cili takon komunitetit LGBTI.

Dy persona të cilët ishin ndaluar nga ana e Policisë së Kosovës, siç shihet dhe dëgjohet në video kishin pasur një mosmarrëveshje mes vete, e cila kishte eskaluar në kanosje me thikë.

Personat e ndaluar derisa merren në pyetje nga policët brenda stacionit policorë në Prishtinë, rrëfejnë ngjarjen e cila i qoi ata të dy në stacionin e policisë.

Në video shihet teksa njëri prej personave ankohet se personi tjetër ia kishte marrë 10 euro me dhunë, duke e kanosur me thikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat