Moti gjatë vikendit, në viset malore pritet të bie borë

Kosova

Moti gjatë vikendit, në viset malore pritet të bie borë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 08:26
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas institutit, vranësirat gjatë ditë së shtune vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500m pritet të bien fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Java e ardhshme sjell reshje shiu dhe erëra me shpejtësi mbi 20m/s”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat