Rrëzohet një kamion në hyrje të Preshevës

Kosova

Rrëzohet një kamion në hyrje të Preshevës

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 14:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në hyrje të Preshevës është rrëzuar një kamion i cili po barte zhavor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia, ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, mirëpo kamioni ende nuk është larguar nga rruga dhe po krijon pengesa në komunikacion.

Sipas dëshmitarëve dhe kalimtarëve të rastit, mësohet se kamioni i përket kompanisë ‘Saba Bellça’, në Preshevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat