Hoti: Aksidenti ishte një ngjarje tragjike

Kosova

Hoti: Aksidenti ishte një ngjarje tragjike

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 14:58
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka ngushëlluar familjarët e personave që humbën jetën mbrëmë në aksidentin me fatalitet në fshatin Mramor të Prishtinës.

‘Ngushëllime familjarëve të atyre që humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm. Kjo ishte një ngjarje tragjike. Lutem që të lënduarit të marrin veten shpejt’, ka shkruar Hoti në postimin e tij në facebook.

Nga aksidenti i cili ndodhi dje në rrugën Pristhinë- Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor të Prishitnës, humbën jetën katër persona, dy prej tyre në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë në QKUK.

Nga ky aksident mbetën të lëndur edhe gjashtë persona të tjerë të përfshirë në aksident, katër prej tyre shtetas truq, si dhe dy persona shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat