Gjimnazistët protestojnë para Ministrisë së Arsimit

Kosova

Gjimnazistët protestojnë para Ministrisë së Arsimit

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 10:22
Protesta e gjimnazistëve

Nxënësit e Gjimnazit të Specializuar Matematikorë janë duke protestuar para Ministrisë së Arsimit.

Kërkesat e tyre janë që t’ju sigurohet bursë dhe qëndimi në konvikt përgjatë studimeve, kjo pasi që kur filluan regjistrimin në shkollën e mesme këto kushte iu premtuan.

Ata u takuan me këshilltarët e Ministrit, Shyqiri Bytyqqi, të cilët ju premtuan zgjidhje.

Këta studentë vijnë nga rajone të ndryshme të Kosovës në Prishtinë, pasi që ky është gjimnazi i vetëm i këtij lloji në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat