Komuna e Skenderajt përfituese e projektit “Rindërtimi i zonave kadastrale”

Kosova

Komuna e Skenderajt përfituese e projektit “Rindërtimi i zonave kadastrale”

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 12:00
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Sandra Fazliu kanë pritur në takim u.d. të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencionit Kadastral të Kosovës, Avni Ahmetin

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Sandra Fazliu kanë pritur në takim u.d. të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencionit Kadastral të Kosovës, Avni Ahmetin ku është bërë e ditur se Komuna e Skenderajt është përfituese e projektit “Rindërtimi i zonave kadastrale”, i financuar nga buxheti i Kosovës.

Ky projekt që është shumë i rëndësishëm për qytetarët e komunës  , ka të bëjë me rindërtimin e zonave kadastrale fillimisht në katër fshatra; Çirez, Baks, Dashec dhe Kostërc, ku qytetarët e këtyre fshatrave do të kenë mundësi të bëjnë identifikim, ndarje apo bashkim të parcelave ekzistuese të pronës krejtësisht falas.

Kryetari Jashari dhe Ahmeti u pajtuan që në javën e parë të muajit dhjetor të fillojnë takimet informuese me qytetarë, për t’i njoftuar me përfitimet me realizimin e këtij projekti, por para se të nis ky proces, do të zhvillohet një fushatë informuese në gjithë komunën e Skenderajt, për rëndësinë e projektit të rindërtimit të zonave kadastrale.

Rindërtimi i zonave kadastrale, në rrethana tjera është i kushtueshëm, por me anë të këtij projekti ky shërbim bëhet pa pasur nevojë të paguhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat