Gjendja e mjerueshme e magjistrales Podujevë-Prishtinë, vështirë të qarkullohet në të

Kosova

Gjendja e mjerueshme e magjistrales Podujevë-Prishtinë, vështirë të qarkullohet në të

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 14:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pavarësisht investimeve, shumë rrugë të Kosovës janë në gjendje të keqe e nganjëherë edhe të pakalueshme kur ka reshje.

Një rast i tillë është në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht te Hotel Besiana.

Një lexues i portalit Indeksonline ka dërguar pamje të kësaj rruge, e cila nga reshjet e shiut ka mbetur në gjendje të mjerueshme.

Me vite, në këtë rrugë gropat janë gjithmonë të pranishme duke shkaktuar vështirësi për qarkullim si të veturave ashtu edhe qytetarëve.

Kujtojmë se në këtë rrugë çdo ditë kalojnë mijëra njerëz, pasi edhe shpie te pikëkalimi kufitar me Merdarën, e që mbetet më i frekuentuari për të hyrë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat