Vdes në QKUK këmbësori që u godit dje nga një automjet në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK këmbësori që u godit dje nga një automjet në Prishtinë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 08:05
Ilustrim

Ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës këmbësori i cili u godit nga një automjet dje në mesditë në rrugën Prishtinë – Ferizaj, në Çagllavicë.

Ai po trajtohej në QKUK për shkak se goditja nga automjeti i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilave nuk arriti t’u mbijetonte.

GS mëson nga burimet e saja brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, se motivi i aksidentit dyshohet të ketë qenë vozitja e pakontrolluar që shoferi i automjetit po bënte.

Këto burime kanë bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat