I mituri shqiptar rrahet keq në Mitrovicën e Veriut, dërgohet me urgjencë për shërim në Serbi

Kronikë e zezë

I mituri shqiptar rrahet keq në Mitrovicën e Veriut, dërgohet me urgjencë për shërim në Serbi

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht një të mitur shqiptar në Mitrovicën e Veriut.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar me urgjencë për shërim në spitalin e Kragujevcit në Serbi.

“Mitrovicë Veri 24.12.2020-20:00 .Raportohet se të dyshuar të pa njohur kanë sulmuar fizikisht  viktimen mashkull shqiptar të moshes së mitur.

Viktima ka pesuar lëndime të rënda trupore  dhe është transportuar  për sherim ne spitalin e  Kragujevcit në  Serbi. . Lidhur me rastin është   njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat