Prizren, një grua bën për spital një burrë

Kronikë e zezë

Prizren, një grua bën për spital një burrë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Një numër i konsiderueshëm i rrahjeve brenda familjeve është raportuar nga Policia e Kosovës.

Njëra prej tyre ka ndodhur të hënën në Prizren ku një grua ka sulmuar fizikisht një burrë të familjes së saj.

Viktima pas sulmit ka pranuar edhe ndihmë mjekësore.

“Prizren 28.12.2020 – 23:20. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat