Ngjarja tragjike në Prishtinë: Familjarët dalin në vendin e ngjarjes, viktima e moshës rreth 50-vjeçare

Kronikë e zezë

Ngjarja tragjike në Prishtinë: Familjarët dalin në vendin e ngjarjes, viktima e moshës rreth 50-vjeçare

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 10:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 11:45) - Një person në Prishtinë është vetëvrarë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti derisa ka konfirmuar rastin thotë se aktualisht po bëhen hetimet për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Ndërkohë që bëhet fjalë për pronarin e një biznesi në Prishtinë.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti 

***

Dyshohet për vetëvrasje në qendër të Prishtinës, deklarohen nga Prokuroria

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një person dyshohet se është vetëvrarë.

Rasti ka ndodhur në zyrën e agjencisë turistike “Veneta travel”.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë bëjnë të ditur për media se tashmë Prokurori i Shtetit ndodhet në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, ju njoftojmë se prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda është njoftuar nga Policia e Kosovës për një vdekje të dyshimtë në Prishtinë. Prokurori i Shtetit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe sipas autorizimeve të tij, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 09:30. 

***

Ky është biznesmeni që dyshohet se kreu vetëvrasje sot në Prishtinë

Një trup i pajetë është gjetur sot në një objekt në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë.

Median mësojn se bëhet fjalë për pronarin e kompanisë së udhëtimeve ‘Veneta Travel’, Ilir Beqiri.

Beqiri dyshohet të ketë kryer vetëvrasje pikërisht në objektin e kësaj kompanie në qendër të Prishtinës.

Ndryshe ‘Veneta Travel’ njihet si një prej bizneseve më të frekuentuara sa i përket aranzhimeve turistike.

Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat që karakterizon ngjarjen.

Gjatë këtij viti pati numër të madh të vetëvrasjeve, teksa edhe mbrëmë një ngjarje tragjike pati në fshatin Pozhoran, ku kryefamiljari vrau gruan, dy djemtë dhe në fund veten.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Image

 

***

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjetjen e një personi të vdekur në një zyre në rrugën “Garibaldi”, në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë. Flora Ahmeti. Ajo tha se bëhet fjalë për një mashkull.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një zyrë në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë.

Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

***

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjetjen e një personi të vdekur në një zyre në rrugën “Garibaldi”, në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë. Flora Ahmeti. Ajo tha se bëhet fjalë për një mashkull.

Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një zyrë në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë.

Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

Mësohet që tashmë i ndjeri është i moshës rreth 50 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dal familjarët e tij dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. 

***

Një person dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes, në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Garibaldi”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Mediat do t’ju mbajnë të informuar për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat