Arrestohet “Tony Montana” i Shqipërisë

Kronikë e zezë

Arrestohet “Tony Montana” i Shqipërisë

Më: 2 janar 2021 Në ora: 11:39
Arrestimi

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim. Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Njëri prej të arrestuarve është Filip Shtjefni, i njohur ndryshe si “Tony Montana” i Lezhës. Ky i fundit sipas policisë ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg , për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Në vitin 2016 ai ka mbajtur pa dëshirën e tij një të re, e identifikuar asokohe si Eglantina Metolli, të cilën e shfrytëzonte për prostitucion.

Njoftimi i plotë i policisë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Kapen dhe ndalohen2 shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 Tiranë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– K.K., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Më datë 28.10.2020, në afërsi të një lokali në aksin rrugor Mikot-Lezhë nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë ndalimi i një mjeti me drejtues shtetasin K.K., i cili braktisi mjetin dhe u largua.

Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 27 kg lëndë narkotike canabis sativa, si dhe arrestuan në flagrancë bashkëpunëtorët tij, shtetasi N.T .dhe Z.M.

Gjithashtu, nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Filip Shtjefni, banues në Lezhë,i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg ,për vepren penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi ky shtetas në vitin 2016 ,ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat