Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar

Më: 4 janar 2021 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku ndërmjet dy veturave në fshatin Mrasor të Gjakovës.

Policia ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur kur njëra veturë duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës ka hyrë në tejkalim në kthesë dhe e godet veturën përballë.

“Si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime të rënda 5 persona”, tha policia.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion, po ashtu kërkohet vëmendje e shtuar për shkak të kushteve atmosferike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat