Policia aksion në Lipjan, bastisen gjashtë lokale, shqiptohen 275 tiketa, konfiskohen 40 dokumente identifikimi

Kronikë e zezë

Policia aksion në Lipjan, bastisen gjashtë lokale, shqiptohen 275 tiketa, konfiskohen 40 dokumente identifikimi

Më: 18 mars 2021 Në ora: 10:37
Foto Ilustrim

Aktivitete policore në funksion të strategjisë për parandalimin e pandemisë COVID-19 janë duke vazhduar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ku vetëm mbrëmë gjatë një aksioni të Policisë janë bastisur gjashtë lokale, u shqiptuan 275 tiketa, u konfiskuan 40 dokumente identifikimi, e po ashtu ka hapur për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës si dhe një rast për posedim të pa autorizuar të narkotikëve.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga PK-ja.

“Së këndejmi në një angazhim shtesë që policia ka zhvilluar mbrëmë pas orës 22:00, në territorin e komunës së Lipjanit në gjashtë subjekte të ndryshme, me fokus të veçantë  respektimin e masave për parandalimin dhe luftimin e  përhapjes së pandemisë COVID-19 policia ka shqiptuar: dyqindeshtatëdhjetepesë  (275 )masa administrative ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin  për parandalimin e dhe luftimin e  përhapjes së pandemisë COVID-19, gjashtë (6) fletëparaqitje  ndaj pronarëve të subjekteve të shqiptuara nga Inspektorët e AUV-it”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, janë konfiskuar, “Dyzetë (40) dokumente identifikimi për çështje procedurale, pasi që në këto subjekte (lokale të muzikës) janë hasur edhe disa persona ( të gjinisë femërore) shtetase të huaja, të cilat kanë qenë duke punuar dhe nuk kanë poseduar leje pune, ose dokumentacionin e nevojshëm”, thuhet në komunikatë.

Ndërlidhur me kontrollet e ushtruara policia ka hapur edhe dy raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës si dhe një rast për posedim të pa autorizuar të narkotikëve.

Për më tepër në kuadër të këtyre angazhimeve  pas një kontrolli të detajuar të një veture policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe katër pajisje teknologjike specifike.

“Duke parë që ulja e numrit të rasteve dhe zvogëlimi i mundësive të përhapjes së virusit  është i lidhur drejtpërsëdrejti me respektimin e masave mbrojtëse, ne presim që sikurse çdo herë tjetër dhe për çdo çështje tjetër,  të jemi në frymën e njëjtë me qytetarët për respektimin e këtyre masave dhe uljen e pasojave që mund të vijnë nga e kundërta”, thuhet në komunikatën e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat