Aksident mes tre veturave në Prishtinë, lëndohen 4 persona

Kronikë e zezë

Aksident mes tre veturave në Prishtinë, lëndohen 4 persona

Më: 25 mars 2021 Në ora: 00:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Para disa çasteve në rrugën “Dëshmoret e Kombit” ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjeteve.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar ajo.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat