Qëllon në ajër dhe largohet, policia në kërkim të qytetarit në Divjakë

Kronikë e zezë

Qëllon në ajër dhe largohet, policia në kërkim të qytetarit në Divjakë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 21:09
Ilustrim

Të shtëna armësh janë dëgjuar rreth orës 18:50 minuta në fshatin Ferras të Divjakës.

Lajmi konfirmohet nga policia lokale, e cila në njoftimin e saj për mediat shprehet se është qëlluar vetëm një herë.

Njoftimi i Policisë Divjakë:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:50, në fshatin Ferras, Divjakë, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat