Aksident në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Gjashtë persona, dy femra dhe katër meshkuj kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:45 në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur në mes tri veturave civile.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave civile. Si pasoj, janë lënduar dy femra, tre meshkuj që të gjithë kosovar dhe një mashkull shtetas i R. Maqedonisë veri. Njësia përkatëse policore është duke u marr me rast”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat