Edhe një e mitur ngacmohet seksualisht

Kronikë e zezë

Edhe një e mitur ngacmohet seksualisht

Më: 22 maj 2021 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Vetëm dy ditë më parë media ka raportuar për një ngacmim seksual në Fushë-Kosovë. Një tjetër ka ndodhur edhe më herët, derisa në organet e rendit është raportuar së fundmi.

Burimet njoftojnë se ky rast ka ndodhur më 07.05.2021 rreth orës 03:00, në “Lagjen 29”.

Media ka mësuar se e mitura, ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur.

Bujë të madhe kanë bërë së fundmi në Kosovë ngacmimet seksuale, madje, për një të tillë që besohet të ketë ndodhur në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, edhe është protestuar.

Organet kompetente, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, kanë thënë se do t’i trajtojnë me seriozitet ngacmimet seksuale dhe dhunën, të çfarëdo lloji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat