Gjendet kokainë në Bellopojë të Pejës

Kronikë e zezë

Gjendet kokainë në Bellopojë të Pejës

Më: 23 maj 2021 Në ora: 08:47
Pejë

Mbrëmjen e së premtes në fshatin Bellopojë të Pejës, policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi gjatë kontrollit, të dyshuarit i është gjetur substanca narktoike marihuanë, kokainë dhe një pistolete.

Sasia e substancës së dyshuar narkotike në peshë sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës ka qenë 389,8 gram marihuanë dhe 46.2 gram kokainë, e që më vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Bellopojë, Pejë 21.05.2021 – 23:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është  gjetur  dhe konfiskuar, një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë: 389,8 gram marihuanë  46.2 gram Kokainë dhe një pistoletë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat