Përleshje mes disa të miturve në Obiliq, përdoren edhe thikat

Kronikë e zezë

Përleshje mes disa të miturve në Obiliq, përdoren edhe thikat

Më: 25 maj 2021 Në ora: 12:42
Foto Ilustrim

 Policia e Kosovës ka  konfirmuar se sot rreth orës 11:00,  ka marrë informacionin se në Milloshevë, saktësisht në rrugën Prishtinë-Mitrovicë (te nënkalimi), ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Obiliqit si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

“Në këtë rast janë lënduar dy persona ( të mitur), të cilët kanë marrë plagë nga një mjet i mprehtë (dyshohet thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në për trajtim mjekësor . Lidhur me këtë rast policia ka arritur të identifikoj dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, kanë thënë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat