Ngjarje e rëndë: E rrahu dhe e kanosi bashkëshorten

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë: E rrahu dhe e kanosi bashkëshorten

Më: 29 maj 2021 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Një burrë në fshatin Shillovë të Gjilanit, i komunitetit serb, e ka sulmuar, rrahur e kanosur me armë bashkëshorten e tij. Por, Policia shpejtë i shkoi në shtëpi.

Siç ka mësuar media, gruas së tij i ka shkaktuar edhe lëndime trupore.

Policia me të arritur në shtëpinë e tij, ia ka bastisur shtëpinë dhe ka konfiskuar një pistoletë të tipit Crvena Zastava – M 70 me karikatorë, 19 fishekë cal-9 mm, 3 fishekë cal-7.65.

I njëjti është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat