Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohen dy persona

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 11:29
Foto Ilustrim

Disa persona janë përleshur fizikisht në mes vete, e cila ngjarje ka ndodhur sot në mesnatë rreth orës 00:05 në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast ka arrestuar një person me inicialet,  L.R, 22 vjeç.

“Më datë 01.06.2021, rreth orës 00:05, është raportuar për një përleshje fizike në mes të disa personave të ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka arrestuar të dyshuarin;  L.R, 22 vjeç, shtetas Kosovar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, nga hetimi preliminar janë ngritur dyshimet se, i dyshuari me një mjet të mprehtë u ka shkaktuar lëndime trupore dy viktimave të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Ndërkohë që i dyshuari është arrestuar, ai ka marrë trajtimin e nevojshëm nga mjekët emergjent si dhe ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit.  Me rekomandimin e prokurorit të shteti i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh dhe ndaj tij është iniciuar një hetim për rastet vrasje në tentativë si dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet ndër të tjera në raport të policisë.

Ndryshe, Telegrafi ka mësuar se fjala është për Leotrim Ramën, i cili është i njohur si personi që pasi është arrestuar është rrahur ne stacionin policor nga polici Haris Kelmendi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat