Sulmohet fizikisht një i burgosur në Dubravë

Kronikë e zezë

Sulmohet fizikisht një i burgosur në Dubravë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një i burgosur është sulmuar fizikisht nga një i burgosur tjetër.

Rasti ka ndodhur në Burgun e Dubravës dje rreth orës 16:00.

Si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor, njofton raporti 24 orësh.

“Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i burgosur pasi njëjti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i burgosur. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat