Përleshjet mes nxënësve nuk kanë të ndalur, sulmohen me thikë dy të mitur në Drenas

Kronikë e zezë

Përleshjet mes nxënësve nuk kanë të ndalur, sulmohen me thikë dy të mitur në Drenas

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Dy nxënës në Drenas janë arrestuar dje pasi që të njëjtit dyshohet se sulmuan me thikë dy nxënës të tjerë.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje që të miturit kishin mes vete.

Dy nxënësit që u sulmuan me thikë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa dy të miturit e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

Rasti në Polici është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat