Kamëz, përplasen me njëra-tjetrën makinat, plagoset 45-vjeçarja

Kronikë e zezë

Kamëz, përplasen me njëra-tjetrën makinat, plagoset 45-vjeçarja

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 22:44
Ilustrim

Një aksident automobilistik mbrëmjen e sotme në zonën e Kamzës, Tiranë.

Dy makina janë përplasur së bashku dhe për pasojë ka mbetur e lënduar një pasagjere, e cila është dërguar në spital.

"Më datë 06.06.2021, rreth orës 20:40, në Kamzë, mjeti me drejtues M. V., është përplasur me mjetin me drejtues A. C.  Si  pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin me drejtues A. C, shtetasja Sh. M., 35 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat