Ishin duke ikur nga policia, të dyshuarve në Leposaviq iu bien në tokë 16 qese me drogë

Kronikë e zezë

Ishin duke ikur nga policia, të dyshuarve në Leposaviq iu bien në tokë 16 qese me drogë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar 16 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme në Leposaviq, ku njësiti policor ka hasur në disa persona të dyshuar të cilët pasi e kanë vërejtur policinë kanë filluar të ikin dhe gjatë ikjes u ka rënë një paketim me 16 qese me marihuanë.

“Njësiti policor ka hasur disa persona të dyshuar të cilët pasi kanë vërejtur policinë kanë ikur në drejtim të stacionit të autobusëve, por gjatë ikjes u ka rënë një paketim në të cilin kanë qenë 16 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 25.79 gram”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Sipas policisë, qeset me substancë narkotike janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat