Arrestohet një polic në Lipjan, dyshohet se ngacmoi një grua

Kronikë e zezë

Arrestohet një polic në Lipjan, dyshohet se ngacmoi një grua

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ngacmim. IPK-ja njofton se rasti ka ndodhur në Lipjan, ku zyrtari dyshohet se ka ngacmuar një grua, shtetase të Shqipërisë.

“Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, thuhet në njoftimin policor.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat