Ferizaj - Policia gjobit qytetarin për tejkalim të rrezikshëm

Kronikë e zezë

Ferizaj - Policia gjobit qytetarin për tejkalim të rrezikshëm

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 11:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim rrezikshëm në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan,  në fshatin Dardani të Ferizajt

Kjo informatë me foto u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë.

Policia, e ftoi qytetarin B.A (M/SH/K) 30 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast,  që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat