Gjuajtje me armë te liqeni i Vasilevës, ky është i dyshuari

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë te liqeni i Vasilevës, ky është i dyshuari

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pas orës 02:00 të së hënës afër liqenit në Vasilevë.

Burimet brenda policisë kanë thënë se një zyrtar i Shërbimit Korrektues, me inicialet L.Xh., kishte shtënë me armë zjarri.

“Me datë 05.07.2021, rreth orës 02:20 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në fshatin Vasilevë te liqeni. Të gjitha patrollat e Stacionit Policor të Drenasit ju kanë përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në veturën e dyshuar “Mercedes” ngjyrë e zezë, ku është identifikuar personi i dyshuar, zyrtar i Shërbimit Korrektues, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë zyrtare derisa kishte qenë duke peshkuar”, kanë thënë burimet brenda policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion për intervistim ndërsa nga hetuesit policor i është konfiskuar arma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat