Qëlloi me armë nga vetura, arrestohet ferizajasi

Kronikë e zezë

Qëlloi me armë nga vetura, arrestohet ferizajasi

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 09:01
Ilustrim

Një qytetar në Ferizaj është arrestuar nga policia, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë nga vetura me të cilën ishte duke lëvizur.

Në raportin 24 orësh të Policisë, raportohet se nga i dyshuari është konfiskuar një revole dhe tre fishekë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat