Ndalohen tre persona për vjedhje të rëndë në disa regjione

Kronikë e zezë

Ndalohen tre persona për vjedhje të rëndë në disa regjione

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar tre persona për vjedhje të rëndë në regjione të ndryshme, nga komuna e Prishtinës, për të cilët do të paraqesë edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas një hetimi disa mujor përmes aplikimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me vendim të prokurorit, ka ndaluar tre persona, të dyshuarit Rr.A., Q.K., dhe A.SH, nga komuna e Prishtinës, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit në vazhdimësi në regjione të ndryshme, duke vepruar si anëtar të grupit, kanë kryer veprën penale  “Vjedhja e rëndë”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat