Policia arreston edhe një person për marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit

Kronikë e zezë

Policia arreston edhe një person për marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe personin e katërt, i cili ishte në kërkim për keqpërdorime dhe marrje të patent shoferit përmes ryshfetit.

Sipas njoftimit, policia me datë 11 korrik ka arrestuar personin e katërt të dyshuar A.G. (1972), i cili është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” dhe “Ndihma” në kryerjen e veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Ky arrestim, sipas policisë është vazhdimësi e rastit të datës 9 korrik, me ç’rast janë arrestuar tre të dyshuar të tjerë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat