Gruaja nga Prishtina e gjen armën e burrit derisa po e fshinte banesën

Kronikë e zezë

Gruaja nga Prishtina e gjen armën e burrit derisa po e fshinte banesën

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, një grua ka lajmëruar policinë se ajo ka gjetur një armë me disa fishek gjatë kohës që ishte duke pastruar.

Njësiti policor në shtëpinë e dëshmitares ka sekuestruar një pistoletë me 8 copë fishek, e që sipas dëshmitares arma ka mundur të jetë e ish-bashkëshortit të saj i cili kishte vdekur para tri viteve.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh.

“Prishtinë 13.07.2021 – 07:45. Është raportuar se njësiti policor në shtëpinë e dëshmitares femër kosovare ka sekuestruar një pistoletë me 8 copë fishek të cilën armë ajo e kishte gjetur duke pastruar shtëpinë . Sipas dëshmitares arma ka mundë të jetë e ish bashkëshortit të saj i cili kishte vdekur  para tri viteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat