​Policia gjen 148 bimë të llojit kanabis në oborrin e një gjakovari

Kronikë e zezë

​Policia gjen 148 bimë të llojit kanabis në oborrin e një gjakovari

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 22:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka gjetur në oborrin e një qytetari në Gjakovë, 148 bimë të dyshuara si bimë e llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore.

Ky është njoftimi i plotë:

Policisë së Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- njësia rajonale në Gjakovë pas marrjes së informatave paraprake relevante se në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, A.D. (1970), dyshohet se ka të kultivuara disa bimë që dyshohet të jenë Kanabis Sativa dhe bashkërendimit me autoritetet e drejtësisë, kanë realizuar një operacion bastisje me përkrahjen edhe të Njësisë së Reagimit të Shpejt në Gjakovë.

Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale:

Njëqind e dyzet e tetë (148) bimë të dyshuara si bimë e llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”, të merren disa mostra nga bimët dhe ato të shkatërrohen. Bimët e dyshuara pas marrjes se disa mostrave nga ana e njësisë së krim teknikës janë shkatërruar me anë të djegies.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore. Poashtu gjatë bastisjes është konfiskuar një (1) armë revole me Gaz (CO2), përderisa rasti mbetet nën hetime nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Njësia Rajonale Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat